Ankth dhe gëzim, 1-vjeçarja gjendet 1.5 km larg bregut me kamerdare

Një vajzë e vogël 1-vjeç u shpëtua në Tunizi pasi bashkë me kamerdaren e saj kishte pluskuar më shumë se 1.5 km larg bregut pasi prindërit e saj e kishin humbur nga sytë.

Incidenti ndodhi të shtunën në plazhin e Kelibias, në brigjet verilindore të vendit.

Në video shihet ekipi i Mbrojtjes Civile që shpëton vajzën pas telefonatës që kishte marrë. Fatmirësisht vogëlushja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.