Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi: Do të jetë gati verën e ardhshme

balluku 8 1100x620

Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi do të jetë gati sezonin e ardhëm turistik, pra 12 muaj nga sot. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë inspektimeve të punimeve në këtë aks. Sipas saj, ky aks do të ketë siguri të lartë dhe do të jetë pa kthesa. Punimet janë fokusuar në zonat ku nuk ka prekje të bizneseve gjatë këtij sezoni.

“Të gjithë ata që duan të vazhdojnë rrugën nga tuneli i Llogarasë do të kalojnë nga kjo rrugë pa kthesa dhe me siguri të lartë rrugore. Traseja e hapur është edhe panoramike, ndjek pjesën e detit dhe synimi ynë është ta dorëzojmë gjatë sezonit të ardhshëm, pra 12 muaj nga sot. Do të fokusohemi te zona ku nuk kemi prekje të bizneseve dhe pas sezonit turistik do të vijojë në Drimadhes”.