Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën duke peshkuar 55-vjeçari

maxresdefault 2 1100x620

Një 55-vjeçar humbi jetën në fshatin Jubë të Sukthit pasi ra në kontakt me energjinë elektrike ndërsa ishte duke peshkuar.

Sipas policisë, viktima është 55-vjeçari A.Ç. banues në Sukth.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e saj.