Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Duhet zgjidhje finale, të shohim nga e ardhmja

SINK BORRELL DIALOGU frame 303 1100x620

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të Jashtme, Josep Borrell nxiti delegacionin e Kosovës dhe të Serbisë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të shkojnë drejt zgjidhjes përfundimtare në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se vetëm në këtë mënyrë palët mund të ecin përpara.

“Është mirë që ne takohemi përpara pushimeve verore dhe një muaj pas takimit të parë në qershor. Mendoj se mbajtja e kontakteve të rregullta është thelbësore dhe tregon përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ne do të vazhdojmë sot diskutimet për progresin e arritur deri më tani, për hapat e mëtejshëm dhe për mënyrën për ta çuar përpara këtë dialog. Pres që palët të kenë një qasje konstruktive dhe pragmatike në takim. Kosova dhe Serbia duhet që ta përmbyllin këtë kapitull të së shkuarës së dhimbshme përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe të shohin përpara drejt të ardhmes europiane për qytetarët e tyre. E ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara. E shkuara është e rëndësishme, por duhet të shohim para”, tha Borrell.