Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Takim i vështirë, por pati pak progres

LAJCAK BEOGRAD 16 frame 894 1100x620

I emëruari i posacëm i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajack, pranon që takimi Kurti-Vuçiç është i vështirë dhe se ndërmjetësimi i bisedës nuk ishte aspak i lehtë.

Megjithatë pretendon se është pak progres mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

“Takimi u zhvillua vetëm një muaj pas takimit të tyretë parë në kuadër të dialogut këtu në Bruksel.

Takimi ishte i vështirë dhe demonstroi qasje shumë të ndryshme të të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pasojë, ne arritëm shumë pak progres sot.

U diskutuan disa propozime konkrete, mirëpo rezultati i vetëm që mund të raportojë sot është se dialogu do të vazhdojë. Palët ranë dakord që negociatorët kryesorë do të zhvillojnë takime mbi baza mujore, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet aktuale dhe për të përgatitur takime të nivelit të lartë kur është e përshtatshme.

 Për më tepër, të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen përsëri në shtator. Për ne, Bashkimin Evropian, është e rëndësishme të nënvizojmë se e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre.

 Prandaj, ne presim që të dy palët të punojnë së bashku për të kapërcyer të kaluarën dhe për të zgjidhur të gjithaçështjet e pazgjidhura midis tyre.”