Komiteti i Ekspertëve: Muzika deri në orën 23:00, vaksinat po funksionojnë

19 KORRIK KOMITETI frame 5618 1100x620

Komiteti i Ekspertëve, ka zyrtarizuar zgjerimin deri në orën 23:00 orarin e muzikës për lokalet në të gjithë territorin shqiptar. Për të tjerat, mbeten në fuqi masat e dhëna në datë 1 korrik.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, nënvizoi se ka një rritje të lehtë të rasteve mesatare pozitive, ndërkohë që numri i rasteve është rritur, duke mbetur gjithsesi në një raport 5 në 100 mijë banorë.

Ajo shtoi se ende nuk ka një zyrtarizim për praninë e variantit Delta në Shqipëri nga laboratorët ku po studiohen rastet e dyshimta.

Situata në spitalin COVID 1 ku trajtohen të gjitha rastet e rënda, sipas ekspertëve mbetet e qetë.

Janë shtruar 5 persona, te gjithë të moshuar mbi 65 vjeç dhe asnjeri prej tyre i vaksinuar. Kjo, sipas profesor Dhimitër Kraja, “na inkurajon sepse do të thotë që vaksinat në Shqipëri po funksionojnë”.