Koronavirusi në Shqipëri, 160 raste aktive, 7 të shëruar në 24 orët e fundit

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 11 persona, duke shënuar ulje nga një ditë më parë.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 160 persona të infektuar. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (19 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      11

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3439

Testime totale             859,432

Raste pozitive             132,697

Raste të shëruara        130,081

Raste Aktive                     160

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              65

Vlorë                17

Elbasan            17

Fier                  14

Durrës              13

Shkodër            12

Lezhë                10

Korçë                6

Kukës                5

Gjirokastër        1