Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kurti: Propozova një marrëveshje paqeje, ajo u refuzua nga Serbia pa u lexuar

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 17:39 | Kosova
Kurti: Propozova një marrëveshje paqeje, ajo u refuzua nga Serbia pa u

“Propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene të një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje”.

Kështu u shpreh Albin Kurti pas takimit të kësaj të hëne në Bruksel me Vuçiç. Kryeministri i Kosovës theksoi se te pika për të pagjeturit ka insistuar që të futet edhe togfjalëshi “ballafaqimi me të kaluarën”.

“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiç, i cili nuk pranoi që të diskutohet kjo pikë. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm dhe më vjen keq që nuk u pranua nga Serbia që edhe ky togfjalësh të përfshihej. Nuk e kuptoj pse duhet ai të ketë frikë, ballafaqimi për të kaluarën është i domosdosshëm, është për të ardhur keq që nuk e patëm një deklaratë të përbashkët”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

https://a2news.com/2021/07/19/pas-takimit-ne-bruksel-vucic-akuzon-kurtin-u-kthye-ne-shekullin-xix/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani