Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lënia jashtë Këshillit Kombëtar e Harxhit dhe Ristanit, Kola: Prekën dinjitetin e demokratëve në fushatë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 10:16 | Politikë
Lënia jashtë Këshillit Kombëtar e Harxhit dhe Ristanit,

Një angazhim në politikën reale dhe përgjegjësi, e konsideron Vehab Kola zgjedhjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së në kuvendin që u zhvillua dy ditë më parë, duke braktisur në këtë mënyrë pozitën komode të komentuesit jashtë politikës.

Përkundër zërave kritikë, në studion e Ditari në A2 CNN, ai vlerëson Kuvendin Demokrat si një zhvillim politik me debate e kritika.

“Ishte një kuvend që nuk e shohim në politikën shqiptare. Kishte debate e kritika të hapura ndaj kryetarit, drejtimit të partisë, diskutime dhe debate. Ishte një zhvillim politik dhe që do të përcaktojë lajmin politik të kësaj jave. Edhe fjalimet e tjera dhe pse nuk ishin aq të drejtpërdrejtë si të zotit Marku, kishin një sens kritik dhe autokritik, se drejtuesit politikë do të duhet të mbanin qëndrime të performancës së tyre”.

Ndryshe nga Mark Marku, Kola nuk mendon në një rithemelim të PD-së, por reformim në kushtet aktuale të saj. Ai thotë se PD-ja duhet të bëhet një parti e njerëzve dhe të jetë më transparente dhe më dinamike me qytetarët.

“Partitë nuk janë laborator, po kanë konsensus, nuk ka nevojë për rithemelim, por reformim në kushte aktuale. Rithemelimi mund të prekë konsensusin ekzistues. Vizioni revolucionar i të bërit gjërat nga e para dhe i vitit zero, nuk është i së djathtës. PD-ja duhet të bëhet parti e njerëzve, të përfaqësojë më drejt grupet e shoqërisë, më e sinqertë me zgjedhësit, nuk duhet të ketë dorashka apo filtra në komunikimin me publikun të jetë më dinamike, shumë nga propozimet e Markut janë angazhime të PD-së”.

Prekje të dinjitetit të demokratëve i ka konsideruar Kola, zërat kundër PD-së në fushatë, kur u pyet për lënien jashtë të emrave të rëndësishëm në Këshillit Kombëtar demokrat, si Harxhi, Halimi apo Ristani.

“Ka pasur edhe emra të tjerë, të cilët kanë pasur role në PD dhe vetë anëtarët e PD-së, i kanë gjykuar të vlefshëm. Mendoj që t’i dalësh kundra partisë në fushatë dhe të mbrosh regjimin e t’i vësh fajin demokratëve për 25 prillin, besoj që është prekje e dinjititet të demokratëve. Për sa kohë që është votë e demokratëve, është ok”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani