Ndryshime në Serie A, kampionat me “Play off” dhe reduktim në 18 skuadra

SERIE A ME PLAY OFF.duplicate frame 194 1100x620

Serie A po mendon gjithashtu për të ndryshuar pamje. Në asamblenë e përgjithshme të 21 korrikut, Federata Italiane e Futbollit do të diskutojë mundësinë e zhvillimit të kampionatit me sistemin “play off” në fundin e tij, sikurse u mendua gjatë kohës kur sezoni rrezikohej nga pandemia.

Një tjetër kërkesë do të jetë ajo e reduktimit të numrit të skuadrave, nga 20 në 18 klube.

Ndryshimet gjithsesi janë në planin afatgjatë të futbollit italian dhe nuk mund të vihen në zbatim përpara sezonit 2023-2024.