Nesër Kurban Bajrami, besimtarët e vaksinuar drejt Mekës

MB BAJRAM frame 159 1100x620

Nesër, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë festën e Kurban Bajramit, që festohet gjithnjë 2 muaj pas muajit të Ramazanit.

Besimtarët myslimanë, ata të vaksinuarit, i janë drejtuar tashmë Haxhit në Mekë, për të kryer ritin e përvitshëm për faljen e Kurban Bajramit, që edhe këtë vit mbarë botën e gjen të mbërthyer nga pandemia e koronavirusi.

Vetëm 60 mijë besimtarë do të lejohet të vizitojnë Mekën këtë vit, në krahasim me numrin e jashtëzakonshëm të para pandemisë, ku në Arabinë Saudite mbërritën 2.5 milionë besimtarë. Këtë vit janë lejuar vetëm besimtarët e vaksinuar, mes moshave nga 18 deri në 65 vjeç dhe ata që nuk vuajnë nga sëmundje kronike.

Xhamia e madhe në Mekë ndërkohë është dezinfektuar përpara mbërritjes së besimtarëve, ndërsa atyre që do të falin bajramin aty, do t’u mundësohet një byzylyk elektronik për t’i gjurmuar

Festa e Kurban Bajramit, është më e rëndësishmja në Islam dhe një festë e madhe familjare.