Përhapja e të dhënave personale te patronazhistët, 162 qytetarë padisin në SPAK Partinë Socialiste

5 QERSHOR 2021 SPECIALE ASAMBLEJA PS CLN frame 227 1100x620

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO kanë paditur në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme te patronazhistët të të dhënave të tyre personale.

Depozitimi i padisë bëhet në orën 13:30 në SPAK dhe më pas pritet një deklaratë për shtyp.

Kjo padi vjen gati 3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe pak ditë nga certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.