Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Përkujtohet Fatos Arapi, poeti që emancipoi vargjet shqip në syrin e studiuesve

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 17:43 | Kulturë
Përkujtohet Fatos Arapi, poeti që emancipoi vargjet shqip në

Ndonëse studioi për ekonomi në universitetin e Sofjes, me poezinë ai frymoi më i lirë. Fatos Arapi nisi të shkruante që në vitet e studimeve dhe rreth viteve 60, emri i tij u bashkëngjit autorëve si Kadare e Agolli që po tentonin ta emanciponin poezinë e deriatëhershme, në retorikë, në figuracion apo numrin e rrokjeve.

Vargjet në shqip nisën të ishin më të lirë edhe falë fatos arapit.

Takimi I organizuar nga qendra kombëtare e librit dhe leximit për të manifestuar datën e lindjes së poetit mblodhi studiues dhe njohës të mirë të veprës së tij, njohës që i kërkuan botuesve t’i vijojnë botimet e vargjeve të tij, edhe si një mision që në takimet e radhës të kishte edhe më shumë dashamirës që duan të festojnë me vargjet e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë