“Shenjat e apokalipsit”, tornadoja e mushkonjave mbulon diellin

Një burrë në Rusi ka arritur të filmojë një fenomen, fundjavën e fundit e cila së shumti haset në librat e historisë apo ata fetarë që konsiderohen si shenjat e apokalipsit.

Alexei ka kapur në kamerën e tij në brigjet lindore të Kamçatkës një “tornado” që vinte drejt tij që ishte e krijuar nga miliona mushkonja.

“Në fillim mendova se ishte një vorbull ere e krijuar me rërë apo mbeturina, por më pas kur u afrova pashë se ishin insekte”, shpjegon Alexei.

“Ishte një eksperiencë e papëlqyeshme. Nuk guxova të hap dritaren e makinës”, shton ai.

Ekspertët që e panë këtë video në rrjetet sociale shprehen se fenomeni është krejt normal dhe bëhet fjalë për momentin e çiftimit të mushkonjave.