Turi i tretë i Conference League, Teuta e Shkëndija buzëqeshin, Laçi gjen Anderlecht

CONFERENCE LEAGUE SHORTI TURI I TRETE frame 349 1100x620

Teuta dhe Shkëndija mbeten skuadrat që kanë shansin më të madh për të ecur gjatë në Europë. Teksa përgatiten për sfidat e turit të dytë kualifikues në Conference League, tetë skuadrat shqiptare nga të gjitha trojet u njohën me kundërshtarët e mundshëm të turit të tretë.

Nëse kalon Inter Club D’Escalades nga Andorra, në fazën tjetër Teuta do të ndeshet me irlandezët e Shamrock Rovers. Një rival i kalueshëm për kampionët e Shqipërisë, që mund të ëndërrojnë të shkojnë në play-off dhe pse jo të kualifikohen në fazën e grupeve. Buzëqesh edhe Shkëndija, që nëse kalon letonezët e Rigas, në turin e tretë pret fituesin e çiftit ndërmjet Hibernian nga Malta dhe Folgore nga San Marino.

Nga rruga e kampionëve, pas uellsianëve të Connah’s Quay Nomads, Prishtina do të kishte përballë islandezët e Valur ose norvegjezët e Bodo/ Glimt. Short prestigjioz për Laçin, që nëse kalon rumunët e Universitatea Craiova, në turin e tretë do të gjente Anderlecht. Klubi mbretëror belg është një prej skuadrave më të mëdha në kontinent dhe kjo do të ishte një sfidë luksi për kurbinasit. Në anën tjetër, nëse kualifikohet përballë AEL Limassol, në turin e tretë Vllaznia do të ndeshej me azerët e Qarabag ose izraelitet e Ashdod. Pas sfidës me Baselin, Partizani do të kishte një ndeshje më të lehtë, ndaj Vaduzit ose Ujpestit, ndërsa fituesi i çiftit Drita-Feyenoord do të luajë me zviceranët e Luzernës.

Rruga e kampionëve
Teuta/ Inter Club D’Escalades (Andorrë)  –  ShamrockRovers (Irlandë)
Shkëndija/ Riga (Letoni) –  Hibernian (Maltë)/ Folgore (San Marino)
Prishtina/ Connah’s Nomads (Uells) – Valur (Islandë)/ FKBodo (Norvegji)

Rruga normale
Partizani/ Basel   -Vaduz (Lihtenshtejn)/ Ujpest (Hungari)
Vllaznia/ AEL Limassol – Qarabag (Azerbajxhan)/ Ashdod (Izrael)
Laçi/ Craiova – Anderlecht (Belgjikë)
Shkupi/ Santa Clara (Port) – O. Lujbjana (Slloveni)/Birkirkara(Maltë)
Drita/ Feyenord – Luzern (Zvicër)

Turi i dytë kualifikues: 22 dhe 29 korrik

Turi i tretëkualifikues: 5 dhe 12 gusht
Play-off:19 dhe 26 gusht
Faza e grupeve:16 shtator deri më 9 dhjetor
Finalja:25 maj (National Arena, Tirana)