Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinimi i hapur, deri më 25 korrik vetëm me kartë ID, moshat e reja më të painteresuara

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 16:29 | Aktualitet
Vaksinimi i hapur, deri më 25 korrik vetëm me kartë ID, moshat e

340 mijë dozat e mbërritura së fundmi kanë nisur të shpërndahen në të gjitha qendrat e vaksinimit, për t’iu dedikuar një fushate edhe më intensive.

Vaksinim për çdo person mbi 18 vjeç, e madje edhe derë më derë për moshat e treta që janë të pamundur të lëvizin larg banesave.

Në sheshin Skëndërbej ditën e parë të vaksinimit të hapur pjesmarrja e qytetarëve nuk ishte e lartë, por pati nga ata që përfituan nga afati i vendosur.

Më të painteresuara duken moshat reja. Një pjesë e tyre refuzojnë vaksinimin, duke i besuar më tepër imunitetit natyror. Shqipëria ka vaksinuar mbi 1 milion e 67 mijë qytetarë, ku 465 mijë prej të cilëve, kanë marrë edhe dozën e dytë.

Ekspertët e shëndetit publik i druhen një vale tjetër të përhapjes Covid-19 në vjeshtë, ndaj apelojnë që qytetarët të vaksinohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë