1 viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, afro 230 raste aktive

maqedoni covid 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 21 raste të reja me Covid-19 nga 3219 testime. Autoritetet kanë njoftuar se ka humbur jetën 1 person për një total prej 5488 viktimash.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 pacientë të shëruar ndërsa 226 raste mbeten aktive.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 155.951 ndërsa numri i të shëruarve është 150.237.