Aksident me vdekje në aksin Rubik-Rreshen

Screenshot 2 1 600x338

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rubik-Rreshen.

Sikurse njofton policia një autobus është përplasur me një mjet tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .