Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Arrestohet 53-vjeçari në Gjermani, i gjendet arsenal armësh dhe shpata

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 18:19 | Bota

Një irlandez është arrestuar në Gjermani pasi i është gjendur një arsenal armësh dhe shpata samurai, ndërsa dyshohet se u kishte shkruar autoriteteve se do të kryente sulme.

Sipas Bild, personi i arrestuar në Frankfurt është një 53-vjeçar, i cili kishte dërguar letra të shkruara më dore në polici me përmbajtje thuajse të pakuptueshme. Nga hetimi u zbulua se në letra ai shprehte pakënaqësitë e tij në lidhje me institucionet. Ai dyshohet se kishte lidhje me një grup të ekstremit të djathtë me pikëpamje antisemitike.

Sipas Bild, irlandezi kishte shkruar në disa letra më 12 korrik se po planifikonte të kryente një sulm më 20 korrik. Autoritetet reaguan menjëherë dhe gjatë kontrollit i gjetën 53-vjeçarit arsenalin e armëve dhe të shpatave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani