Byreku “i vë flakën” apartamentit, zjarrfikësit shpëtojnë gruan

byreku i vuri flaken shtepise a2 cnn news lajme 1100x620

Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen 2 të Pogradecit, në bllokun Rinia. Flakët kanë “pushtuar” kuzhinën e banesës, pasi e zonja e shtëpisë e kishte harruar ndezur sobën.

Sipas informacioneve, gruaja ka qenë duke gatuar dhe dyshohet ta ketë zënë gjumi. Byreku që ka qenë duke u pjekur ka shkaktuar flakët më pas.

Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruan e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.