Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gara e Austrisë, Dani Pedrosa rikthehet në MotoGP

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 16:43 | Sporte të tjera
Gara e Austrisë, Dani Pedrosa rikthehet në MotoGP

Dani Pedroza kthehet të garojë në MotoGP. Piloti spanjoll, i cili u tërhoq nga garat në vitin 2018 do të rikthehet në pistë përballë disa prej kolegëve të vjetër dhe përkrah talenteve të rinj, në Çmimin e Madh të Austrisë, gjatë fundjavës së 6 dhe 8 gushtit.

35-vjeçari i cili është në rolin e kolauduesit të motorit KTM, do të zbresë në pistë me një version të zhvilluar të motorit, me misionin që të grumbullojë të dhëna të rëndësishme për të ardhmen e kompanisë.

Pedroza ka qenë një prej emrave më të rëndësishëm të klasit mbretëreshë në motorë, edhe pse nuk e ka fituar asnjëherë titullin kampion në MotoGP.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani