Hailey Bieber shtatzanë? Justin Bieber ngre dyshime se çifti do të bëhen prindër

Justin Bieber ka ngritur një sërë dyshimesh me fotografinë e fundit të postuar në rrjete sociale. Krahas imazhit bardhë e zi me bashkëshorten e tij Hailey Bieber, këngëtari vendosi një mbishkrim ku shkruhej:  “Mami dhe babi”.

Menjëherë ndjekësit ngritën dyshime se supermodelja është shtatzanë dhe çifti do të bëhëshin prindër.

“Hailey, shtatzënë?” lexohet në komente të shumta.

Justin dhe Hailey kurorëzuan dashurinë e tyre në një gjykatë në Nju-Jork në vitin 2018 dhe bënë një ceremoni të plotë fetare në Karolinën e Jugut, një vit më pas.