Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapen bizneset në Vlorë, sipërmarrësit: Nuk tërhiqemi nga kërkesat, po koordinohemi

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 13:03 | Aktualitet
Hapen bizneset në Vlorë, sipërmarrësit: Nuk tërhiqemi

Pas 24 orësh bllokadë, bizneset e qytetit të Vlorës që operojnë në zonën e Lungomares kanë hapur sot aktivitetin e tyre.

Bizneset kanë vendosur që të marrin pak kohë, për të koordinuar hapat e radhës të protestës së tyre. Dy kërkesat e tyre kryesore janë shtimi i orarit të shërbimit deri në orën 2 pas mesnate si dhe reduktimin e patrullave të policisë pranë bizneseve të tyre.

Sipërmarrësit i cilësojnë pikat si të panegociueshme, ndërsa kërkojnë miratimin e tyre nga qeveria.

https://a2news.com/2021/07/19/lungomare-ne-terr-ne-shenje-proteste-turistet-e-huaj-ankohen-per-mungesen-e-sherbimit-bizneset-do-te-pershkallezojme-protesten/

Prej dy ditësh bizneset në Vlorë protestojnë për lehtësimin e mëtejshëm të masave. Ata vendosën të mbyllnin gjithçka përgjatë Lungomares, duke i vendosur shiritat lokaleve, të cilëve u kishin fikur edhe dritat, ndërsa kanë vendosur qirinj në hyrje.

Ata kanë thënë se do të përshkallëzojnë protestën në qoftë se nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani