Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Jahti im Lamborghini është gati”, McGregor prezanton “lodrën” e tij të re

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 17:09 | Showbiz

Conor McGregor e ka rimarrë veten shpejt pas dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në ndeshjen e fundit në UFC dhe ka prezantuar jahtin superluksoz Lamborghini, që ka blerë për 3 milionë euro.

Irlandezi ka postuar një foto në Instagram të mjetit lundrues duke shkruar: “Jahti im Lamborghini është gati”. Irlandezi, i cili mendohet se vetëm vitin e kaluar realizoi një fitim neto prej 48 milionë eurosh, e bleu jahtin nga kompania italiane në tetor 2020. Ai u bë kështu pronari i një prej 63 varkave të prodhuara nga Lamborghini.

Skafi 24-tonësh është 20 metra i gjatë dhe vihet në lëvizje nga dy motorë me 12 pistona, përkatësisht me nga 2 mijë kuaj fuqi, të cilët mund të arrijnë një shpejtësi në det deri në 70 milje në orë.

Jahti ka një dizajn futurist, edhe pse është frymëzuar nga Lamborghini Miura dhe Countach, makinat ikonë të prodhuara në vitet 1960 dhe 1970.

https://a2news.com/2021/03/11/nga-ciraku-i-nje-hidrauliku-ne-milioner-si-i-fiton-parate-conor-mcgregor/
https://a2news.com/2020/07/02/nje-lamborghini-qe-xhiron-mbi-uje/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2018/12/16/eshte-milioner-por-nuk-shpenzon-asnje-qindarke/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Dita jonë