Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lojërat Olimpike në rrezik, rriten ndjeshëm rastet e të infektuarve

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 22:33 | Sporte të tjera
Lojërat Olimpike në rrezik, rriten ndjeshëm rastet e të

Ndonëse duhen vetëm 3 ditë për të nisur, Lojëra Olimpike të Tokios rrezikojnë seriozisht të anulohen dhe kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Udhëheqësi i komitetit për organizim të Lojërave Olimpike, Toshiro Muto gjatë një konference për shtyp, deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e anulimit të këtij evenimenti të rëndësishëm sportiv, në rast se do të ketë një shpërthim infektimesh nga Covid-19.

Muto tregon se organizatorët po analizojnë me kujdes të dhënat duke qenë se deri në këto momente janë regjistruar 71 të infektuar mes atletëve dhe stafit shoqërues.

Lojërat Olimpike ishin parashikuar të mbaheshin vitin e kaluar, por u shtynë për shkak të pandemisë. Gjithashtu, organizatorët kanë vendosur që ato të mbahen pa spektatorë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani