Mbërrijnë në Rinas vaksinat Pfizer të financuara nga BE, “150 mijë deri në fund të gushtit”

vaksina 1100x620

Rreth 8 mijë vaksina kundër pandemisë së COVID-19  të kompanisë Pfizer kanë ardhur mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës.

Lajmin e shpërndau vetë Delegacioni i Bashkimit Europian, duke nënvizuar se ngarkesa është e financuar pikërisht nga BE-ja, dhe e mundësuar në këtë rast nga Austria.

Sipas lajmërimit, rreth 150 mijë vaksina të tilla të financuara nga Brukseli do të vijnë në kryeqytetin shqiptar, deri në fund të gushtit, me objektiv rritjen e fushatës së imunizimit në vend.