Një viktimë dhe 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Kosova ka regjistruar të martën 15 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2,144 mostrave. Ndërkaq, përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se më 16 korrik janë shëruar 11 pacientë, ndërsa raste aktive janë 107.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,921 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë humbur jetën.