Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Raporti i SHÇBA, në 2020 për kanabisin u arrestuan 30 punonjës policie, 24 në nivel drejtues

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 12:16 | Kronikë
Raporti i SHÇBA, në 2020 për kanabisin u arrestuan 30

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2020. Ajo që bie në sy, sipas SHÇBA, është përfshirja e punonjësve të policisë në favorizim të kultivimit të kanabis sativa, një problem i vazhdueshëm brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

SHÇBA ka arritur të çojë në vitin 2020 përpara drejtësisë si të prangosur, 50% më shumë efektivë sesa në vitin 2019. 30 punonjës policie u arrestuan në 2020 të përfshirë në fushën e drogës mes të cilëve 24 janë të nivelit të parë drejtues.

Sipas SHÇBA, ndaj tyre u gjetën prova për favorizim të kultivimit të hashashit në të gjithë vendin. Të dhënat raportojnë për një nivel shumë të ulët të ankesave nga qytetarët për raportimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të policisë në favorizim të kultivimit të kanabis sativa.

Përgjatë vitit 2020 ka pasur vetëm një telefonatë në drejtim të SHÇBA-së për denoncim të tillë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ankesat për mosveprim të policisë.

 Në 2020-n janë bërë 388 ankesa të tilla e që ndiqen nga shkelja e procedurave të punës gjobat e padrejta veprimet arbitrare dhe shkelja e kodit të etikës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli