Rikthehet “El Clasico” e yjeve, Ronaldinho nuk ia del ndaj Real Madrid

ronaldinhooo 1100x620

Legjendat e “El Clasico” u rikthyen sërish në fushën e lojës. Rivaldo, Ronaldinho, Roberto Carlos e Luis Figo dhuruan spektakël edhe pse prej kohësh të larguar nga futbolli.

Real Madrid triumfoi 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Tel Aviv, edhe pse ishte në disavantazh. Ronaldinho tregoi se nuk ka humbur shumë nga cilësitë e tij edhe pse vitet kanë kaluar, duke arritur të realizojë golin e parë. Pedro Munitis barazoi rezultatin për Real Madrid, ndërsa asistoi më pas për Alfonso Perez. Jofre Mateu riktheu baraspeshën, ndërsa Ruben de la Red i dhuroi Realit fitoren.

Pavarësisht rezultatit, në fund të gjithë të pranishmit u argëtuan pafund duke parë sërish në fushën e lojës legjendat e dy klubeve më të mëdha në Spanjë, por jo vetëm.