Shpenzimet për Kurban Bajram, festat i gjejnë shqiptarët edhe më të varfër

Muajt e vështirë të pandemisë nxorën dhe me shumë në pah vështirësinë e familjeve shqiptare për të përballuar shpenzimet ditore. Festat fetare duket se janë momenti ku qytetaret e ndjejnë më shumë këtë realitet dhe dita e Kurban Bajramit shfaq një panoramë më të qartë.

Të ardhurat e munguara gjatë vitit pandemik bënë që ritet fetare ne këtë ditë të shenjtë myslimane të mos përmbusheshin plotësisht dhe kjo konfirmohet si nga konsumatorët, ashtu edhe nga tregtarët.

Vështirësitë për shpenzime në përmbushjen e nevojave të qytetarëve shqiptarë janë diktuar edhe në një sërë raportesh. Një anketim i fundit i kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal doli në përfundimin se 14% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të përmbushin as nevojat për ushqim.