Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Skandali i përgjimit me programin izraelit, mes të shënjestruarëve edhe Macron, Franca nis hetimet

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 22:02 | Bota
Skandali i përgjimit me programin izraelit, mes të

Autoretet francize kanë nisur hetimet pas dyshimeve se disa gazetarë janë spiunuar përmes një programit izraelit, të quajtur Pegasus. Programi u është shitur qeverive autoritare nga një kompani izraelite vrojtimi, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Hetimi do të analizojë 10 akuza të ndryshme, përfshirë ato nëse ka pasur shkelje të privatësisë apo qasje mashtruese në pajisjet elektronike personale, ka thënë Zyra e Prokurorit të Parisit në 20 korrik.

E përditshmja franceze Le Monde, ka raportuar më 20 korrik, se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe disa zyrtarë të qeverisë, janë shënjestruar.

Një listë me rreth 50 mijë numra telefoni të personave që besohet se u interesonin klientëve të kompanisë NSO, është publikuar nga mediat prestigjioze. Nuk është e qartë se nga doli lista, ose telefonët e kujt u hakuan.

Akuzat lidhur me programin e njohur si “Pegasus”, u raportuan nga Uashington Post, The Guardian, Le Monde dhe 14 media të tjera prestigjioze përreth botës. Sipas tyre virusi infektonte pajisjet iPhone dhe Android duke u mundësuar operatorëve të kopjojnë mesazhe, fotografi, emaile, regjistruar telefonata dhe aktivizuar mikrofonët në mënyrë sekrete. Megjithatë kompania izraelite nuk pranon ndonjë shkelje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani