Skeletet e “ushtarëve të mallkuar” gjenden në burgun horror të ish-Bashkimit Sovjetik

Skeletet e 3 personave janë zbuluar në Poloni në atë që njihet si burgu horror, nga ku dyshohet se janë vrarë nga policia sekrete e ish-Bashkimit Sovjetik.

Viktimat mendohet të kenë qenë të moshës nga 19 deri në 20 vjeç, eshtrat e të cilëve u zbuluan në kopshtin e ish-burgut në Varshavë. Sipas dëshmitarëve, të burgosurit politikë nga Polonia, të cilët njiheshin si “ushtarët e mallkuar”, varroseshin aty pasi ekzekutoheshin.

“Kjo zonë fsheh shumë sekrete dhe ne jemi këtu për t’i zbuluar ato. Ne do të bëjmë çmos që të përfundojmë kërkimet deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të kaluar. Vetëm atëherë do të mund të themi me bindje se nuk ka më eshtra njerëzish”, tha profesori Krzysztof Szwagrzyk, i cili po kryen kërkimet.

Kërkimet në atë zonë kanë nisur që prej vitit të kaluar dhe deri tani janë zbuluar skeletet e 20 personave.