U ofendua nga tifozët fashistë, presidenti i PE në mbështetje të Elseid Hysaj

hysaj 1100x620

Sulmet personale ndaj futbollistit Elseid Hysaj e tifozëve ultras të Lazio kanë sjellë reagimet të shumta në mbështetje të shqiptarit nga shumë personalitete të huaja e vendase.

Së fundmi, me lojtarin e Kombëtares Shqiptare është solidarizuar dhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit. Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.