U prezantua si blerës, por në fund vodhi Mercedes-in 18 mijë paund

Një person që e quante veten Jason vodhi një Mercedes me vlerë 18 milionë paund, pasi kishte shkuar me pretendimin se do ta blinte atë.

Ai kishte komunikuar në internet me Roberta Sanna, pronaren e automjetit dhe kishte lënë takime me të për të parë nga afër makinën, por në fund rezultoi se ishte një mashtrues dhe qëllimi ishte tjetër.

“Ishte rreth të 30-ave. Qëndroi për një kohë të gjatë duke e shikuar makinën dhe duke më pyetur për detaje. Në fund më kërkoi çelësin dhe unë e besova, por ai u largua duke më marrë makinën”.