Akuzat për inceneratorin e Tiranës, PD i kërkon SPAK të mos vonojë hetimet

WhatsApp Image 2021 07 21 at 4.37.35 PM 1100x620

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa, i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të mos vonojë hetimet për incenartorin e Tiranës, që  e konsideron si një prej aferave më të mëdha të korrupsionit.

Zhupa e bëri deklaratën nga gjykata e Tiranës, ku ajo dhe Belind Këlliçi janë paditur për shpifje për akuzat që kanë bërë për këtë çështje nga landfilli i Sharrës.

“Ne kemi paguar deri tani 23 milionë euro nga taksat tona për inceneratorin e Tiranës i cili nuk ekziston. Atje bëhet vetëm groposje e mbetjeve që hidhen nga Bashkia Tiranë, por tashmë me zgjerimin do të marrë edhe mbetje nga Durrësi dhe mbetje nga Kavaja.

Me sa duket ky është një proces gjyqësor i cili ai ka kërkuar për të shpallur veten të pafajshëm, por ne i qëndrojmë të gjitha deklarimeve publike dhe i kërkojmë SPAK siç e kemi çuar padinë penale në SPAK nga përfaqësuesit e PD-së, i kërkojmë që të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës, të vërë para opërgjegjësisë ata njerëz që kanë abuzuar me fonde dhe me paratë shtetërore të shtetit shqiptar si njerëzit privat, si zyrtarët e lartë shtetëror.

Ne do të jemi gjithmonë përballë atyre që vjedhin, që marrin paratë publike të qytetarëve shqiptarë.”, tha mes të tjerash Zhupa.