Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Australia do të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2032

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 13:14 | Sporte të tjera
Australia do të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2032

Festë në Brisbane teksa Australia ka fituar të drejtën për të organizuar Lojërat Olimpike për vitin 2032. Qytetit juglindor i rajonit të Queensland iu aprovua kërkesa për të qenë vendi organizator i eventit më të rëndësishëm sportiv pas 11 vjetësh.

Australia është stacioni ynë i së ardhmes komunikoi Tomas Bak, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Brisbane do të presë edhe aktivitet të mëdha sportive në vitet e ardhshme të tilla si Botërori i Basketbollit të femrave vjeshtën e ardhshme, apo Botërorin e futbollit të femrave në vitin 2023. Olimpiadat e tjera përpara saj janë Paris 2024 dhe Los Anxhelos 2028.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani