Bekim Balaj rikthehet në kampionatin rus

balaj 600x338

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është transferuar te skuadra ruse e FC Nizhny Novgorod, duke e mbyllur aventurën e tij te Sturm Graz në Austri.

Klubi rus ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shkodran për të cilin është një rikthim në Premier Ligën ruse, pasi më herët ai është aktivizuar edhe me skuadrën e Akhmat Grozny.

Në Austri, Balaj u aktivizua në 57 ndeshje në dy sezone, ku realizoi vetëm 9 gola. “FC Nizhny Novgorod është një mundësi e shkëlqyer për mua për të provuar veten dhe për t’u përmirësua edhe më tej në nivelin personal. Do të mbaj numrin 19, ashtu siç kam bërë me Vllazninë kur kam debutuar në Shqipëri, ndërsa është numri që mbaj edhe në kombëtare. Shpresoj të më sjellë fat”, ishin fjalët e para të Balaj me skuadrën e tij të re në Rusi.