Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Britani e Madhe, goditet rrjeti që mundësonte transportin e klandestinëve shqiptarë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 13:09 | Kronikë

Anëtarët e një organizate që kontrollonte trafikun klandestinë të shqiptarëve nga Bashkimi Europian në Britaninë e Madhe është shkatërruar sot në një operacion të gjerë të policisë angleze.

Operacioni i drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit britanike (NCA) dhe që ka përfshirë rreth 100 agjentë të ndryshëm, ka sjellë kontrolle të imtësishme në zonat jugore të Londrës, në Surrey, Oxfordshire dhe Hartlepool.

Si pasojë, 7 persona, gjashtë meshkuj dhe një femër, me moshë nga 26 deri në 44 vjeç janë arrestuar me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, pastrim parash dhe mbajtja e dokumenteve false.

Video nga aksioni kundër organizatës që trafikonte shqiptarët në Britaninë e Madhe

Organizata dyshohet se është mbrapa një rrjeti që shtrihet edhe në vende të tjera si Franca, Gjermania dhe Polonia, vende nga të cilët me anë të disa furgonave të modifikuar, ata transportonin në Britaninë e Madhe dhjetëra klandestinë kryesisht shqiptarë, që paguanin udhëtimin deri në 30 mijë euro.

Rrjeti u përgjua me muaj nga disa tentativa të kalimit të klandestinëve të zbuluara kryesisht në Francë, para se mjetet të futeshin në tunelin nënujor që ndan Britaninë me kontinentin.

Shumë llogari bankare të organizatës janë identifikuar dhe bllokuar, secila me qindra mijëra euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani