Ceremonia hapëse e “Tokyo 2020”, Shqipëria në vendin e 12 në parakalimin e ekipeve

MB SHQIPERIA CEREMONIA HAPESE TOKYO 2020 frame 652 1100x620

Shqipëria do të parakalojë në vendin e 12-të në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, e cila do të nisë në orën 13 shqiptare.

Në Rio 2016, kuqezinjtë ishin të katërtit, teksa zbritja më poshtë në paradë vjen bazuar në alfabetin japonez. Flamuri shqiptar do të shfaqet në stadiumin Olimpik të Tokios pas atij të Arubës dhe përpara Armenisë.

Sipas traditës, e para në Olimpiadë do të marshojë Greqia, e ndjekur nga ekipi i refugjatëve dhe atletët rusë që garojnë nën flamurin e komitetit olimpik, pas përjashtimit të vendit prej skandalit të dopingut.

Si vend organizator, Japonia del e fundit në paradë, ndërsa përpara tyre do të jenë Franca dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mirëpresin Lojërat në Paris 2024 dhe Los Anxhelos 2028. Në ceremoninë hapëse në Tokio pritet të jenë të pranishëm mbi 11 mijë atletë nga 206 shtete të ndryshme.