Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Civici në A2 Business: Ja kur ekonomia shqiptare do të kthehet në normalitet të plotë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 22:18 | Ekonomi
Civici në A2 Business: Ja kur ekonomia shqiptare do të kthehet në

Ardian Civici, ekspert për ekonominë deklaroi në A2 Businnes se ekonomia shqiptare do të kthehet në normalitet të plotë kur të fillojë të ketë ritmet e rritjes më të lartë se vitit 2018-2019.

Civici u shpreh se duhet të kemi parasysh që rimëkëmbja ka filluar, por rezultatet dhe përqindja e rritjes ekonomike duhet të merret me rezerva pasi krahasohet me një vit ku të gjithë treguesit ishin negativë, si pasojë e tërmetit, por edhe pandemisë.

“Jemi në një proces rimëkëmbjeje sepse në këtë rast rimëkëmbja varej pothuajse ekskluzivisht nga qetësimi i situatës Covid dhe rifillimi i aktivitetit normal të disa degëve të bllokuara për një kohë të gjatë. Rritja e të ardhurave dëshmon për rritjen e aktivitetit ekonomik për shtimin e konsumit dhe mbi të gjitha për një integrim më të mirë të ekonomisë shqiptare me ekonomitë e vendeve përreth, greke dhe italiane që ndikojnë më shumë.

Disa sektorë që po kthehen në normalitet janë ata sektorë që u goditën nga izolimi. Nga ana tjetër, kthimi në normalitet të plotë do të vijë atëherë kur ekonomia shqiptare të fillojë të ketë ritme rritje më të larta se sa vitit 2018-2019.

Nëse do të krahasonim një rritje ekonomike prej 5 apo 5,5% për vitin 2021, natyrisht që është shumë pozitive sepse tregon një tendencë, por duhet të kemi parasysh që e krahasojmë me vitin 2020”, u shpreh Civici.

https://a2news.com/2021/07/21/ecuria-e-turizmit-vathi-nuk-mund-te-themi-se-situata-eshte-optimiste/
https://a2news.com/2021/07/21/cocoli-ndertimet-jane-pesefishuar-ekonomia-e-qytetareve-nuk-ka-ndryshuar/
https://a2news.com/2021/07/21/ndertimi-i-ka-dhene-fryme-ekonomise-hebovinja-ka-kerkesa-per-banesa-dhe-nga-rusia/
https://a2news.com/2021/07/21/florjan-zekja-pandemia-beri-qe-industria-fason-te-mendoje-per-prodhim-me-cikel-te-mbyllur/
https://a2news.com/2021/07/21/a-po-rimekembet-ekonomia-guxholli-treguesit-jane-pozitive-por-duhet-kujdes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë