Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ecuria e turizmit, Vathi: Nuk mund të themi se situata është optimiste

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 21:56 | Ekonomi
Ecuria e turizmit, Vathi: Nuk mund të themi se situata është

Besnik Vathi, përfaqësues i Tur-Operatorëve Turistikë deklaroi në A2 Bussines se pasiguritë mbi pandeminë kanë penalizuar edhe këtë vit turizmin.

Sipas tij, më të goditura janë qytetet që mbahen me turizmin e eskursioneve dhe tureve si Berati apo Gjirokastra.

‘Nuk mund të themi se situata është optimiste pasi vërtetë u hapën disa vende, ka filluar sezoni veror me mbushjen e hoteleve të plazheve por Shqipëria nuk ka dhe nuk rron vetëm me turizmin e plazheve.

Është dhe turizmi tjetër, i tureve, eskursioneve. E humbëm në pranverë por besoj do jetë i humbur edhe në vjeshtë me situatën dhe pasigurinë e madhe që ka me ecurinë e pandemisë në botë. Lajmet e shumta për mbyllje apo rishikim të masave, drejt shtrëngimit të tyre jo të lehtësimit ka bërë që mos të ketë programime për ture në Shqipëri në vjeshtë. Që janë dhe ajo pjesë e industrisë që mbush disa qytete si Berati, Gjirokastra, Saranda jashtë verës. Pra, lëvizjet turistike në Shqipëri, kanë munguar dhe do mungojnë”, tha Vathi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani