Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Festa për gjininë e bebit shkaktoi një viktimë, të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 19:04 | Lifestyle

Një çift nga Kalifornia Jugore, që organizuan një festë për zbulimin e gjinisë së bebit që shkaktoi zjarre masive në El Dorado, do të gjykohen për 30 akuza për vepra penale, përfshirë edhe vrasje nga pakujdesia.

Një pajisje shpërthyese me tym e vendosur nga çifti në Yucaipa më 5 shtator, për të zbuluar gjininë e bebit, shkaktoi zjarrin që dogji më shumë se 22,000 hektarë në dy qarqe.

Një zjarrfikës 39-vjeçar humbi jetën teksa po luftonte me flakët dhe dy të tjerë u plagosën. Zjarri shkatërroi disa shtëpi ndërsa autoritetet përcaktuan se shkaku i zjarrit ishte një “pajisje piroteknike që gjeneronte tym”.

Çifti u deklaruan të pafajshëm në gjykimin e të martës, deri në seancën e radhës të planifikuar në shtator.

Megjithatë, ata akuzohen për vrasje të pavullnetshme, akuza për shkaktim të zjarrit nga pakujdesia, akuza për shkatërrim të pronës etj., në një total prej 30 akuzash, nga 34 dëshmi të marra brenda katër ditëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani