Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Finalja NBA, triumfon Milwaukee Bucks, “ylli” grek protagonist

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 08:30 | Sporte të tjera

Të udhëhequr nga një performancë e jashtëzakonshme e Giannis Antetokumpo, Milwaukee Bucks kanë arritur të fitojnë titullin kampion të NBA.

“Drerët”,  siç njihet ndryshe kjo skuadër, arritën të fitojnë kampionatin e dytë në historinë e tyre, një sukses që mungonte prej 50 vitesh për ta, që në vitin 1971.

Milwaukee fitoi 105-98 ndeshjen e fundit të “Play off” kundër Phoenix Suns, dhe 4-2 krejt serine e finaleve. Ylli grek i basketbollit Antetokumpo ishte absolutisht lojtari më i mirë për kampionët me 50 pikët që sollën kurorëzimin e Milwaukee në NBA.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani