Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapësira e bën edhe më bujar, Jeff Bezos u dhuron nga 100 milionë dollarë analistit të CNN dhe shefit të kuzhinës

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 09:29 | Bota

Themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, tha të martën se kishte në plan t’u dhuronte nga 100 milionë dollarë analistit të CNN, Van Jones, dhe shefit të kuzhinës, José Andrés.

Bezos tha se Jones dhe Andres ishin të lirë të bënin çfarë të donin me paratë. “Mund t’i japin të gjitha në bamirësi”, tha Bezos në një konferencë për mediat pas udhëtimit të tij në hapësirë. “Ose mund ta ndajnë pasurinë. Është punë e tyre”.

https://youtu.be/2ugwA2CFpIg

Miliarderi shtoi se këto para ishin pjesë e një nisme filantropike të cilën ai donte ta quante “Çmimi për Guxim dhe Civilizim”, me të cilin kërkon të nderojë ata që kanë treguar guxim dhe janë përpjekur të bashkojnë njerëzit, në një botë të përçarë.

Pasi pranoi çmimin, Jones, tha se “ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”. “Ju besuat te mua dhe e vlerësoj shumë këtë”, i tha Jones Bezos-it. Më pas, analisti, i cili më parë ka punuar edhe si këshilltar i presidentit amerikan Barack Obama, tha se këto para do t’ia jepte të tjerëve që kanë të njëjtat ideale.

Andrés, i cili është përpjekur për vite me radhë të ndihmojë të varfrit në botë, tha se çmimi në vetvete nuk mund të ushqejë globin, por shtoi: “Është nisja e një kapitulli të ri për ne”.

Nisma filantropike vjen në një moment kur Bezos, dhe miliarderi tjetër Richard Branson, u kritikuan për shpenzimin e miliarda dollarëve për projektin e tyre mbi turizmin hapësinor.

https://a2news.com/2021/04/30/dy-njerezit-me-te-pasur-ne-bote-jane-serish-ne-lufte/
https://a2news.com/2021/04/08/cdo-17-ore-botes-iu-shtua-nje-miliarder/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani