Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Jam për heqjen e raportimit të rasteve ditore”, Muka: Duhet të fillojmë ta trajtojmë koronavirusin si grip të zakonshëm

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 20:34 | Aktualitet
“Jam për heqjen e raportimit të rasteve ditore”, Muka:

Epidemiologu Taulant Muka kërkoi që koronavirusi të trajtohet si një grip i zakonshëm në momentet në të cilën ndodhet pandemia në vendin tonë.

I ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2, Muka u shpreh se taktika e autoriteteve mund të ndryshojë vetëm nëse shfaqet një mutacion i ri dhe i rrezikshëm i virusit që kërcënon sërish rritjen e shtrimeve në spitaleve.

Muka shtoi se është pro idesë për heqjen e raportimeve të rasteve ditore të infektuarve, gjë që sipas tij do të ndihmonte dhe në qetësimin e popullatës.

“Personalisht jam pro heqjes së raportimit ditor të rasteve. Të jesh pozitiv në testin PCR nuk të bën pacient dhe as të sëmurë. Një person mund të rezultojë pozitiv dhe kur nuk e ka kapacitetin për të infektuar të tjerët. Dhe për më tepër kur një person infektohet kur e ka kaluar Sars-Cov 2 imunizohet, mundësia që ai të quhet pacient është shumë e ulët. Dhe duhet të largohemi nga këto koncepte që të qetësojmë qytetarët. Situata duhet të ndryshojë. Ajo që është rëndësishme për vjeshtë dimrin është që spitalet të jenë të përgatitur.

Jam kundër vendosjes së një pasaporte për t’iu kthyer jetës normale. Kur je i vaksinuar edhe infektohesh dhe e transmeton virusin. Kur vaksina nuk e ndalon transmetimin e virusit vendosja e pasaportës nuk është diçka e drejtë. Duhet bërë një diskutim. Kjo nuk është etike, mund të sjellë dhe ndarje të shoqërisë.

Tashmë një vit e gjysmë nga pandemia ka ardhur koha që ta trajtojmë koronavirusin si grip dhe sigurisht në rast se do të ketë variante të reja shqetësuese mund të ndryshojë taktika. Por në momentin që jemi nuk mendoj se do të ketë një ndryshim të tillë. Në rastin e Britanisë ku ka pasur shumë debate se përse u hap kur rastet ishin të larta. 90% e popullatës adulte në Britani ka antitrupa”, u shpreh Muka.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani