Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Me kokainë dhe municion luftarak, përplasin makinën e policisë, arrestohen 4 persona në Durrës

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 09:01 | Kronikë
Me kokainë dhe municion luftarak, përplasin makinën e

Në një operacion të gjerë të ndërmarrë nga forcat e rendit, janë arrestuar sot në flagrancë 4 shtetas, me akuzën e "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Të paktën dy nga këto persona janë shumë të njohur për forcat e rendit. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin, Arian Plaku, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si dhe 52-vjeçari, Ilir Peraj, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Vrasja" dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion".

Aksioni i policisë filloi në zonën e Urës së Dajlanit, ku u ndalua një mjet BMW me drejtues 37-vjeçarin, Edmond Gjyzeli, ku si pasagjer ndodhej pikërisht Arian Plaku.

Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg kokainë, ndërkohë që Gjyzeli mbante në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishekë.

Gjyzeli, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.

Në vijim të operacionit, u arrestuan në lagjen nr.13 të Durrësit edhe shtetasit Ilir Peraj dhe 60-vjeçari Stavri Marku, pasi janë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe po procedohet në kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani