Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nga Ibiza në Portofino, ku po i kalojnë pushimet Kampionët e Europës?

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 18:56 | Aktualitet

Në 11 korrik u shpallën Kampionët e Europës në futboll dhe kjo natë për lojtarët e kombëtares italiane do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre.

Tashmë protagonistët kanë zgjedhur të bëjnë disa ditë pushimi të merituara, bashkë me të dashurit e tyre, për të marrë forcat për sezonin e ri futbollistik që do të nisë jo shumë larg.

Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne kanë zgjedhur të kalojë pushimet në Ibiza me familjet dhe prej aty ndajnë dhjetëra foto në rrjetet sociale. Pas martesës në Paris, me ta është bashkuar dhe Marco Verrati me bashkëshorten e re Jessica Aidda.

Gigio Donnarumma ndodhet në Costa Smeralda bashkë me të fejuarën Alessia Elefante. Ditët e fundit ai ka darkuar me Manuel Locatelli me të cilin ka bërë dhe një selfie.

Alessandro Bastoni ka zgjedhur Ischian nga ku poston foto ndërsa bën akrobaci në jaht së bashku me të dashurën Camilla Bresciani.

Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci vazhdojnë të hanë makarona së bashku nga një resort në Sardenja ku shfaqen të lumtur dhe të qeshur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë