Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Olimpiada nis me surprizë, Shtetet e Bashkuara munden pas 44 ndeshjeve

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 15:17 | Futboll

Lojërat Olimpike të Tokios ende nuk kanë hapur dyert zyrtarisht, me ceremoninë që pritet ditën e premte, por shumë disiplina sportive për efekt kohe kanë filluar të konkurrojnë, duke dhënë rezultatet e para.

Nuk mungojnë surprizat. Më e madhja vjen sigurisht nga futbolli për femra, aty ku Shtetet e Bashkuara, kampionia e botës në fuqi dhe padyshim superfuqia kryesore në këtë sport për sa i përket femrave, u mund me rezultatin e thellë 3-0 nga Suedia, në grupin G të turneut olimpik.

Kosovare Asllani

Për Suedinë ishte protagoniste edhe mesfushorja e talentuar shqiptare, me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani.  Skandinavet dominuan lojën, duke i dhënë një leksion amerikaneve favorite, që në ketë mënyrë thyejnë rekordin e 44 ndeshjeve pa humbje.

Para ndeshjes ekipet u ulën në gjunjë kundër racizmit, në një ritual që tashmë do të përsëritet edhe në Tokio.

A2 CNN Livestream

Dita jonë