Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Regjistrimi në universitet, portali hapet më 29 korrik, afati për aplikime 6 ditë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 16:32 | Aktualitet
Regjistrimi në universitet, portali hapet më 29 korrik, afati për

Pas provimeve, marrjes së rezultateve dhe festave të organizuara, maturantët po bëhen gati për të përzgjedhur degët në universitet.

Procesi i hapjes së portalit u-Albania, aty ku do të kryen edhe regjistrimet, ka nisur që në fillim të korrikut dhe pas dorëzimit të listës së plotë të maturantëve nga ana e Qendrës së Shërbimeve Arsimore gjithçka do të jetë gati.

Tregu i punës po kërkon gjithmonë e më tepër profesionist, ndaj edhe qasja e maturantëve është drejt degëve që e ofrojnë këtë mundësi. 

Eksperienca e mësimit online ka lënë të pakënaqur studentët. Kërkojnë të rikthehen në auditore përtej çdo situate që mund të rrjedhë si pasojë e pandemisë. 

Sipas përfaqësuesve të Rektoratit të Tiranës, pjesëmarrja e studentëve në platformën online të mësimdhënies ka qenë mbi 95%. Të kundërtën thonë anketimet e shoqërisë civile dhe vetë studentët të cilët janë hasur me vështirësi të ndryshme. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë