Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA dhuron pajisje për Policinë Kufitare, Çuçi: Shqipëria, një vend me kufij të sigurt

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 16:42 | Aktualitet

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippidou, ishin të pranishme në pikën e kalimit Kufitar të Kakavijës së bashku me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për të parë nga afër disa pajisje të dhuruara për Policinë Kufitare nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për përdorimin e këtyre pajisjeve, SHBA ka trajnuar edhe oficerë shqiptarë. Çuçi tha se sot Shqipëria është një vend me kufij më të sigurt dhe cilësi shërbimesh më të larta për qytetarët në pikat kufitare.

“Ky rrugëtim padiskutim që nuk mund të ishte i suksesshëm pa përkrahjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Askush nuk e vë në dyshim që Shqipëria është një vend shumë më i sigurt sesa vite më përpara. Të gjithë jemi dëshmitarë që cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është e një niveli shumë më të lartë tashmë, dhe padiskutim kjo e ka bërë Shqipërinë që të jetë ndër vendet me siguri më të lartë për sa i takon ruajtjes së kufijve dhe vend që ofron një shërbim ndaj qytetarëve në cilësinë më të lartë të standardeve qofshin këto edhe në nivelet ndërkombëtare”, tha ministri Çuçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë